Këngëtarja Adelina Tahiri e cila së fundmi është pjesë e garës së kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan prej kohësh është martuar me Serjoza Markov, një nga avokatët më të suksesshëm në Maqedoni, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.
Çfiti në fillimet e tyre janë komentuar shpesh në media lidhur me diferencën e moshës që kanë, por tashmë shumë janë pajtuar me faktin se ata të dy shkojnë shumë dhe kanë krijuar një familje shumë të bukur.
Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” drejtuar nga Roza Lati ku ndër të tjera ka folur edhe për partnerin.
“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.
E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja.”



















