Ed Sheeran ka dhuruar gati 1 milion paund për të ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë muzikë.
“31-vjeçari, baba i dy fëmijëve, i ka dërguar The Framlington Foundation Trust, të quajtur sipas qytetit të Suffolk ku ai u rrit, 500 mijë paund për të ndihmuar muzikantët e rinj aspirues”, tha një burim për “The Mirror”.
Fëmijët mund të aplikojnë në bamirësi, nën emrin Ed Sheeran Suffolk Music Foundation, për financim për instrumente, hapësirë provash dhe koncerte.
Ed ka një pasuri rreth 180 milion paund, “Arsyeja që po e bëj në Suffolk është sepse është zona ku u rrita, unë ende jetoj këtu dhe mësova se si të luaj muzikë dhe ndihem sikur kam pasur shumë mbështetje nga zona dhe ndihem sikur dua të jap një mbështetje”.



















