Kryefjala e mediave në Kosovë e në Shqipëri është spektakli Big Brother VIP. Ndonëse për detaje teknike data e nisjes së këtij reality-show nuk është publikuar ende, në profilin e modertorit Alaudin Hamiti kjo është pyetja një milion dollarëshe.
Gjatë gjithë fazës përgatitore produksioni i BBVIP ka qenë tejet hermetik duke mos zbuluar pothuajse asgjë rreth banorëve, shtëpisë, apo detaje të tjera, por moderatori Alaudin Hamiti zgjodhi të ‘hapë sirtarin’ e sekreteve nëpërmjet një interviste ekskluzive për Bordo.
Gjatë intervistës Hamiti zbuloi se në shtëpi do të bashkëjetojë një diversitet karakteresh nga emra shumë të njohur e deri tek ata që sipas Alaudinit meritojnë një shans të dytë në showbiz.
Mbi ç’bazë kriteresh i keni zgjedhur banorët e edicionit të parë të Kosovës?
“Formati i Big Brother ka disa direktiva të cilat secili duhet t’i përmbahet. Ne kemi përcjellur linjën e tyre duke shtuar edhe përvojën tonë televizive. Kosova ka individë shumë interesant, qëllimi ka qenë që të kemi diversitet në kastin tonë dhe këtë besoj ja kemi arritur. Mezi po pres që t’i shihni. Do ketë personazhe të cilët janë shumë të dashur për publikun, personazhe të cilët e duan një shans të dytë në shoubiz, personazhe të cilët janë kontravers… kaq mjafton per kureshtje…”; wshtw shprehur moderatori i njohur.
Intervistën e plotë do ta lexoni pas pak ditësh në bordo.al



















