KreuBusull

“Zot, të lutem kujdesu”, Nick Carter reagon ndaj vdekjes së vëllait 34 vjeç: Zemra ime është thyer

Lajmi se Carter, i cili u bë i famshëm me këngët si “I Want Candy” dhe “That’s How I Beat Shaq”, u gjet i vdekur në vaskën e tij trishtoi gjithë fansat anë e mbanë botës.

Së fundmi vëllai i madh i Aaron Carter, Nick, është shprehur zemërthyer pas vdekjes së këngëtarit në moshën 34-vjeçare.

Me anë të në një postim në Instagram  ai shkroi se pavarësisht “marrëdhënies së tyre të ndërlikuar”, dashuria e tij për Carter “nuk është venitur kurrë”.

“Gjithmonë kam mbajtur shpresën, se ai do të donte disi, një ditë të ecte në një rrugë të shëndetshme dhe përfundimisht të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë”, shkroi Nick Carte.

“Ndonjëherë duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje. Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë këtu. Do të më mungojë vëllai im më shumë nga ç’do ta dijë ndonjëherë. Të dua Chizz, tani ke një shans që më në fund të kesh një paqe që nuk do ta gjeje kurrë këtu në tokë…. Zot, të lutem kujdesu për vëllain tim të vogël”, përfundoi ai.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF