KreuBusull

“E duam shumë atë dhe këngët e tij”, Enada At’Nikolla ka një mesazh publik për Flori Mumajesin!

Artisti shumë i dashur për të gjithë shqiptarët Flori Mumajesi ka shqetësuar së fundmi jo pak fansat e tij, pasi me anë të disa videove në rrjetin e tij social Instagram njoftoi se kishte hequr disa prej këngëve të tij më të bukura.

Pas reagimeve të shumta Flori ka ndarë arsyet që e çuan në një vendim që trishtoi mijëra fansa, ndaj së fundmi mes emocioneve artisti tregoi se vendosi t’i rikthejë këngët në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Teksa “Revista Bordo” ka bërë një postim për Flor Mumajesin, stilistja e njohur Enada At’Nikolla ka bërë një koment shumë të bukur dhe emocionues, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh e kërkesë publike për artistin.

“E duam shumë atë dhe këngët e tij po ashtu, por ai dhe këngët e tij janë dhe tonat. Mos na i merr dhe mos na ik. Ne të presim me dashuri si gjithmonë”, ka shkruar stilistja At’Nikolla përkrah postimit të Bordo.

 

Postimi i plotë Bordo:

Flori Mumajesi së fundmi po ndan mendimet dhe gjendjet e tij emocionale edhe me ndjekësit në Instagram… Një ditë më parë ai njoftoi se disa nga këngët tij më të përzemërta i ka fshirë nga YouTube, ndërkohë që pas reagimeve të shumta dhe sms-ve nga fansat ai i ka rikthyer ato në kanalin e tij zyrtar.

Ndër të tjera Flori ka folur edhe për një ndarje…,por edhe ngjarjet e fundit që i kanë ndodhur, të cilat sipas tij kanë ndikuar emocionalisht tek ai…

Një nga videot që ai ka postuar është edhe kjo teksa kurorëzon një çift dhe shihet i përlotur!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF