KreuBusull

Pique ra dakord! Shakira do të shpërngulet në Miami me fëmijët! Ja kur!

Ylli i “Hips Don’t Lie”, Shakira thuhet se do të zhvendoset në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj pas ndarjes nga futbollisti spanjoll Gerard Pique, i cili po shijon romancën me 23-vjeçaren Clara.

Dyshja njoftuan ndarjen e tyre disa muaj më parë dhe tani mediat e huaja thonë se Shakira do t’i marrë djemtë Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, në SHBA në janar pasi avokatët e ish-çiftit mbajtën një takim, i cili thuhet se ka zgjatur 12 orë.

Gerard, i cili shpërtheu në lot të shtunën në stadiumin Camp Nou të Barcelonës gjatë një fjalimi emocional lamtumire pas tërheqjes nga futbolli, thuhet se ka rënë dakord me kërkesën e Shakirës duke shmangur një betejë të shëmtuar divorci në gjykatë.

“Fëmijët do të kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të fillojë viti 2023, futbollisti do të thotë lamtumirë dhe do të bëjë një sakrificë të dhimbshme në mënyrë që të rinjtë të mos përjetojnë një ndarje edhe më traumatike mes prindërve të tyre”, thuhet në gazetën spanjolle El Periodico.

Teksa më tej thuhet, “Ai do të jetë në gjendje të kalojë Oqeanin Atlantik për t’i parë ata kur të dojë.  Shpenzimet do të përballohen nga të dy.”

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF