KreuBusull

Grida Duma dorëzon mandatin e deputetes: S’do t’ia fal kurrë politikës së llumit që goditën tim bir

Deputetja e PD-së Grida Duma ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetes, duke u larguar në këtë mënyrë nga jeta politike.

Lajmi ka nisur të qarkullojë në media ditën e djeshme, ndërkohë që sot është konfirmuar nga vetë Duma në një deklaratë për mediat.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha”, tha Duma.

Gjatë fjalës së saj Duma theksoi se një nga gjërat që nuk ja falë llumit të politikës, është që goditjet që i bënin asaj, godisnin pandërprerë djalit të saj, “Jam sulmuar nga hienat. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu më i madh, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur”.

Pas largimit nga politika, Duma do t’i përkushtohet një tjetër projekti që ka të bëjë me televizionin.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF