Artisti shumë i dashur për të gjithë shqiptarët Flori Mumajesi ka shqetësuar së fundmi jo pak fansat e tij, pasi me anë të disa videove në rrjetin e tij social Instagram njoftoi se kishte hequr disa prej këngëve të tij më të bukura.
Pas reagimeve të shumta Flori folur ka ndarë arsyet që e çuan në një vendim që trishtoi mijëra fansa, ndaj ai mes emocioneve tregoi se i ka rikthyer këngët në kanalin e tij zyrtar në YouTube.
Ai tregoi se ka shumë arsye që është bërë shumë emocional duke filluar nga humbja e parë që ka pësuar kur ishte 13 vjeç, i babit të tij, e deri te humbja e fundit e nënës së tij.
“Çfarë mund të them pas atyre mesazheve që janë pafund të gjatë, koha dedikuar për mua është një vlerë shumë e madhe. Unë nuk jam artist jam një krijues, një njeri si ju…Mbase kam pak këtë mburojën emocionale pak të dobët dhe po dobësohet akoma dhe më shumë ndoshta nga konsumi. Historia është një histori emocionale, jeta vetë, cikli i jetës.
Duke nisur këngën ‘Thjesht të du’, që është symbol i dashurisë, i jetës po të dëgjoni tekstin… Para disa ditësh isha në Greqi edhe mbase prandaj e bëra videon, s’do kisha reaguar ndryshe. U ngarkova me shumë emocione…Kam qenë i vogël 13-14 vjeç kam pësuar humbjen më të madhe, të parën, një ditë pasi im atë doli nga spitali.
Prandaj i gjithë zinxhiri i ngjarjeve ka ndodhur kështu, sepse nuk jam i fortë emocionalisht dhe i kam shumë transparente dhe nuk jetoj dot klishe. Me të gjitha ngjarjet e fundit që ka ndodhur në jetën time, pas humbjes së fundit, unë nisa të bëj muzikë dhe nuk kam punuar por jam strapacuar e sfidova veten në pikën e fundit.
Shpresoj që të gjithë ata që janë shqetësuar për mua të qetësohen, unë jam shumë mirë për mua është e vetmja mënyrë që të tregohem i drejtë me veten edhe me ju. Kënga ‘Me sy mbyllur’, ‘Flas’, ‘Me fjal të vogla’ nga ky moment janë online falë jush ndihem se kam një familje të madhe”, u shpreh Flori.