KreuBusull

FOTO/ Kështu do të duket njeriu në vitet 3000; shkak teknologjia!

Teknologjia është thelbësore për jetën tonë të përditshme dhe shumica e njerëzve janë fajtorë pasi përdorin telefonat më shumë se duhet, qoftë për blerje në internet apo për të kontrolluar mediat sociale.

Por nuk janë vetëm telefonat, pasi shumë njerëz punojnë në zyra, duke kaluar kohën e tyre ulur në karrige duke parë ekranet e mëdhenj. Disa studiues dyshojnë se kjo mund të jetë e keqe për njerëzimin ndaj kanë krijuar ‘Mindy’, një model i asaj në të cilën njerëzit mund të evoluojnë deri në vitin 3000.

Me një qafë më të trashë, një qëndrim të përkulur, dora si kthetra, është një  pamje e tmerrshme në të ardhmen që mund të presë njerëzimin nëse parashikimet e bëra nga Toll Free Forwarding janë të sakta.

Mindy u krijua nga “Toll Free Forwarding” si një mënyrë për të vizualizuar se si teknologjia ndikon në trupat tanë, dhe duke u munduar të sensibilizojnë mbarë njerëzimin që të kalojë më pak kohë me pajisjet elektronike!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF