Astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë të hënë te “Rudina, ku ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë.
Astrologia ka treguar se na pret një eklips i fuqishëm në Dem që do të ndikojë në shenjat statike për një periudhë shumë të gjatë. Ky eklips do të ketë ndikim në çështjet ekonomike dhe erotike.
Ndikimi do jetë kryesisht në çështjet ekonomike, do kenë ndryshime të paparashikueshme në bazën ekonomike të Dashit. Dashi mund të mos i ketë gjërat në kontroll. Në çështjet erotike mund të kenë ndarje apo paqartësi. Edhe në karrierë do kenë probleme.
Demi 3 yje
Mund të keni një lëkundje të fuqishme të marrëdhënieve personale apo të dëshirave. Mund të kenë një zbulim të rëndësishëm që do ju vlej në jetën e tyre.
Binjakët 1 yje
Hëna e plotë është pikërisht në shtëpinë e 12 për ta në shtëpinë shpirtërore të ëndrrave, të prapaskenave dhe një Hënë e plotë aty i lodh. Duhet të kenë kujdes çfarë dëshirojnë, mos të lodhen shumë dhe të kenë kujdes punën dhe shëndetin.
Gaforrja 3 yje
Kanë plane, projekte, gjërat nuk dalin jashtë kontrollit, për sa i përket ideve takimeve në jetën e përditshme. Një miqësi e re mund të fillojë dhe të jetë e rëndësishme për gaforret.
Luani 2 yje
Luani është një nga shenjat që preket nga Hëna në Dem në çështje me punën dhe karrierën. Mund t’i jepet fund një pune apo një marrëdhënieje në çift.
Virgjëresha 4 yje
Sado të tronditet Demi, Virgjëresha nuk tronditet dhe merr energji pozitive. Është një valë e mirë për virgjëreshat sidomos në çështjet ligjore, por edhe në çështjet erotike dhe ekonomike marrin një lloj stabiliteti.
Peshorja 4 yje
Peshoret kanë pasur një trastë bosh që po mbushet, hëna e plotë në Dem ia u mbush ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ata mbase nuk e bërtasin fort, por vjen një ndryshim i madh dhe lekët që duan të marrin nga të tjerët mbush thesin e tyre në këtë periudhë.
Akrepi 3 yje
Falë Jupiterit që është te Peshqit dhe Afërdita që është në akrep do bëjë një lidhje të bukur me Jupiterin te Peshqit, kështu që mund të jetë java më romantike për ta. Eklipsi përballë shenjës së tyre mund të sjellë konflikte në disa marrëdhënie.
Shigjetari 1 yje
Kanë goditje në disa pika që janë të dobëta, që nuk i ndihmojnë në lidhje me shëndetin dhe në punë.
Bricjapi 4 yje
Marrin energji pozitive, çlirohen, mund të gjejnë njeriun ideal. Në dashuri ecin shumë mirë edhe në ekonomi ecin shumë mirë.
Ujori 5 yje
Ujorët fitojnë një punë shumë të rëndësishme, marrin famë ndryshojnë shtëpi, punë, shtet, por plotësohen. Hëna e plotë pas shumë trazirave dhe streseve i plotëson.
Peshqit 5 yje
Si shenjë e ujit nuk e merr keq Hënën e plotë në Dem. Do i plotësohen dëshira ekonomike dhe situata erotike dhe do të kenë një javë romantike./tvklan.al



















