KreuBusull

2 vjet pa Koço Devolen; prek Agron Llakaj: Ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je Ti!

Aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole u nda nga jeta dy vite më parë, duke lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe padyshim tek arti shqiptar.

Së fundmi Agron Llakaj ka bërë një dedikim tejet prekës për të ndjerin Koço Devole në rrjetin e tij social Instagram.

Përkrah një foto të vjetër të tyre ai shkruan, “I Madhi dhe i paharruari Koço Devole. Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta është e tillë, të rrëmben në të tashmen me të gjitha hallet e saj, punën, shëndetin, sfidën, kënaqësi e pakënaqësi, trishtim dhe zhgënjim…,por kjo nuk na bën të të harrojme Ty o i paarritshmi Koço Devole…,ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je Ti.

Në këtë 2-vjetor të ndarjes tënde nga ne, po të kujtoj me këtë fotografi…,sepse ti ishe vërtet aktor ‘papjoni’. I paharruar i shtrenjti Koço”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF