Ylli i muzikës botërore Rihanna u bë nënë për herë të parë në maj të këtij viti.
Tashmë djali është 6-muaj, por këngëtarja e “Lift Me Up” nuk ka zbuluar ende emrin apo ndonjë foto të tij.
Në një intervistë me “People”, pak përpara shfaqjes së saj “Savage x Fenty”, e cila do të transmetohet më 9 nëntor, ajo foli për gëzimet që i ka sjellë mëmësia.
“Ai është gazmor, i lumtur dhe i shëndoshë! Është i mrekullueshëm. Tani është një fazë e vërtetë përkëdheljesh”, tha ajo.
Rihanna do t’i bashkohet modeleve në pasarelë duke sfiduar në seksionin “Nëna Natyrë”.