KreuBusull

“Unë jam zonja Affleck”, Jennifer Lopez shpjegon vendimin për të ndryshuar mbiemrin!

Jennifer Lopez u befasua nga reagimi pas vendimit të saj për të ndryshuar mbiemrin pas martesës me aktorin e famshëm Ben Affleck.

Çifti u martua në fillim të këtij viti, pothuajse dy dekada pas fejesës së tyre të parë, duke nisur kapitullin e tyre të ri; zyrtarisht në korrik me dasmën e tyre në Las Vegas.

“Njerëzit ende do të më quajnë Jennifer Lopez”, tha JLo për Vogue. “Por emri im ligjor do të jetë zonja Affleck sepse ne jemi bashkuar. Ne jemi burrë e grua. Jam krenare për këtë. Nuk mendoj se është problem”.

“Unë kam shumë kontroll mbi jetën dhe fatin tim dhe ndihem e fuqizuar si grua dhe si person. Unë mund të kuptoj që njerëzit kanë ndjenjat e tyre për këtë, dhe kjo është gjithashtu në rregull. Por nëse doni të dini se si ndjehem për këtë, thjesht ndjej se është romantike. Ajo ende mbart traditë dhe romancë tek unë, dhe ndoshta unë jam thjesht një vajzë e tillë”, tha ajo më tej.

“Njerëzit në jetën time e dinë se ai ishte një person shumë, shumë i veçantë në jetën time. Kur u rilidhëm, ato ndjenja për mua ishin ende shumë reale”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF