Mauro Icardin dhe Wanda Nara pas ndarjes së shumëpërfolur, po vazhdojnë jetën secili të ndarë.
Pas romancës së Wanda Nara, ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po raportohet për lidhjen e re të Icardit.
Sipas tyre futbollisti është në një lidhje me Debrim Ozkan, 24 vjeç, një aktore e njohur më së shumti në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela.
Ozcan është gjithnjë e më shpesh në tribunat e stadiumit Galata, e teksa ka publikuar një foto të zakonshme, duket se fansat gjetën provën e romancës së tyre, pasi gishtat e tyre shihen të bashkuar.