KreuCelebrity

Tragjedi në Vlorë, humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

Tragjedi në Vlorë, humb jetën në aksident gazetari Enrik

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari po lëvizte me motor në momentin kur u përfshi në aksident. Për shkak të dëmtimeve të rënda të marra, ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve.

Enrik Mehmeti ishte gazetar i News24 dhe prej vitesh ndiqte e raportonte zhvillimet dhe kronikën nga qarku i Vlorës, duke qenë një prej zërave të njohur të raportimit në këtë zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.