Një veprim i vogël në rrjetet sociale ka mjaftuar që emri i Stefano De Martino të përfshihet sërish në thashethemet për një romancë të mundshme. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është krijuesja e njohur italiane, Alessia Lanza.
E reja, e cila numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, publikoi së fundmi një seri fotografish në bashkëpunim me “Armani Beauty”. Me flokët që i valëviteshin nga era, një fustan ngjyrë kafe me detaje transparente dhe poza elegante, postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Mes reagimeve nuk mungoi edhe ai i Stefano De Martino, i cili vendosi një “like” në fotografitë e saj. Një gjest në dukje i zakonshëm, por që ka nxitur menjëherë spekulime për një afrim të mundshëm mes moderatorit dhe influenceres.
De Martino ka deklaruar prej kohësh se është beqar, edhe pse gjatë muajve të fundit është fotografuar disa herë në shoqërinë e vajzave të ndryshme. Për këtë arsye, reagimi ndaj postimit të Alessia Lanzës është interpretuar nga fansat si një sinjal që mund të fshehë diçka më shumë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim për një marrëdhënie mes tyre. Nuk përjashtohet as mundësia që veprimi i moderatorit të ketë qenë thjesht një pëlqim ndaj postimit ose një përpjekje për t’u afruar më shumë me publikun e brezit të ri përpara angazhimeve të tij të ardhshme televizive.
Fansat, ndërkohë, duket se nuk janë bindur nga kjo teori dhe kanë nisur të analizojnë çdo detaj në rrjetet sociale për të kuptuar nëse pas “like”-ut fshihet një flirt i ri.
Kush është Alessia Lanza?
Alessia Lanza ka lindur në Torino më 12 qershor të vitit 2000 dhe e ka nisur rrugëtimin në rrjetet sociale që në moshë të re. Ajo u bë fillimisht e njohur përmes videove argëtuese dhe përmbajtjeve të fokusuara te stili i jetesës.
Më pas iu bashkua “Defhouse”, një platformë e dedikuar për talentet e reja të botës online. Sot, përveçse është një nga krijueset më të ndjekura në Itali, Alessia është afirmuar edhe si autore dhe drejtuese podcastesh.
