
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj, përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.
Krahas një fotografie prekëse, Alvisa ka shkruar:
“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”
Me këtë mesazh, ajo zbuloi edhe emrin e veçantë të vogëlushes, Reina, që do të thotë “Mbretëreshë”.

Urime Alvisës dhe familjes së saj për këtë kapitull të ri, ndërsa vogëlushes i urojmë një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot shëndet.
