KreuCelebrity

“Takime që i japin paqe zemrës”, Stresi ribashkohet me ish-partneren Kejsi?

Stresi dhe ish-partnerja e tij, Kejsi, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit.

Ka qenë vetë reperi ai që ka ndarë imazhin në “Instagram Story”, duke e shoqëruar me një mesazh emocional që ka nxitur menjëherë dyshimet për një afrim mes tyre.

“Ka takime që nuk ndryshojnë të shkuarën, por i japin paqe zemrës”, shkruhet mbi fotografinë e dyshes, ndërsa postimit nuk i kanë munguar as zemrat e kuqe.

Ky dedikim është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për historinë e tyre të dashurisë dhe marrëdhënien e shumëkomentuar ndër vite. Disa fansa kanë nisur të flasin për një ribashkim të mundshëm, ndërsa të tjerë mendojnë se takimi mund të ketë shërbyer për të lënë pas keqkuptimet dhe për të rikthyer paqen mes tyre.

Megjithatë, deri më tani, as Stresi dhe as Kejsi nuk kanë konfirmuar se janë rikthyer së bashku. Fotografia dhe fjalët e zgjedhura nga reperi kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë e tyre.