KreuCelebrity

Angelina Jolie nis një kapitull të ri, gati të largohet nga Los Angeles pas rritjes së fëmijëve

Angelina Jolie nis një kapitull të ri, gati të largohet nga Los
Angelina Jolie po përgatitet për një etapë të re në jetën e saj, pasi dy fëmijët më të vegjël të aktores, binjakët Vivienne dhe Knox, festuan 18-vjetorin më 12 korrik.

Sipas një burimi për revistën “People”, Jolie ndihet tashmë e gatshme për të pasur më shumë liri personale dhe për të udhëtuar më shumë me fëmijët e saj, ndërsa po mendon të largohet gradualisht nga Los Angeles.

“Ajo ka vite që flet për largimin nga Los Angeles”, ka thënë burimi, duke shtuar se aktorja është e lumtur që tani ka më shumë mundësi për të zgjedhur mënyrën se si dëshiron të jetojë.

Jolie është nënë e gjashtë fëmijëve: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Gjatë viteve, ajo ka shprehur dëshirën që fëmijët e saj të rriten duke njohur kultura të ndryshme dhe duke parë botën përtej Hollywood-it.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” në vitin 2024, aktorja tregoi se kishte qëndruar në Los Angeles për shkak të procesit të divorcit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, por se pasi binjakët të arrinin moshën madhore do të kishte mundësinë të largohej.

“Kur ke një familje të madhe, dëshiron që ata të kenë privatësi, paqe dhe siguri”, ishte shprehur Jolie, duke treguar se dëshironte të kalonte më shumë kohë në Kamboxhia dhe të vizitonte njerëzit e saj të afërt në vende të ndryshme të botës.

Në maj të këtij viti, aktorja vendosi në shitje edhe rezidencën e saj në Kaliforni, një pronë me histori që më parë i përkiste regjisorit të famshëm Cecil B. DeMille. Vlera e saj ishte rreth 29.85 milionë dollarë.

Jolie dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt, me të cilin ndan gjashtë fëmijë, finalizuan divorcin në dhjetor të vitit 2024, pas një beteje të gjatë ligjore që nisi në vitin 2016.

Ndërkohë, aktorja vijon edhe karrierën e saj në film. Mes projekteve të ardhshme janë thrilleri kriminal “Sunny” dhe komedia kriminale “Anxious People”.