KreuCelebrity

Dua Lipa fshin fotot nga pushimet në Kep Merli, veprimi ngre pikëpyetje

Dua Lipa fshin fotot nga pushimet në Kep Merli, veprimi ngre
Disa nga fotografitë që Dua Lipa kishte publikuar gjatë pushimeve të saj në Kep Merli, në jug të Shqipërisë, nuk gjenden më në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Këngëtarja britaniko-shqiptare kishte ndarë më herët me miliona ndjekës pamje nga natyra dhe ambientet ku po kalonte pushimet, duke shfaqur bukuritë e bregdetit shqiptar. Por këto imazhe tashmë janë hequr nga llogaria e saj.

Sipas raportimeve të Vox News, ky veprim vjen në një periudhë kur Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e saj mbi mbrojtjen e zonave natyrore dhe debatet rreth ndërtimeve në bregdet.

Në një intervistë për podcastin e Lea Ypit, artistja foli për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mbështeti protestat kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke marrë reagime të shumta.

Fshirja e fotove nga Kep Merli ka nxitur diskutime, veçanërisht për shkak të lidhjes që familja e saj ka me këtë zonë përmes vilës së tyre. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim nëse ky veprim lidhet me ndonjë arsye të veçantë apo është thjesht pjesë e një riorganizimi të profilit të saj në rrjetet sociale.

Kep Merli ka qenë prej vitesh një nga zonat më të diskutuara të bregdetit shqiptar, ndërsa fotografitë e Dua Lipës nga kjo zonë ishin kthyer në një promovim të bukur të peizazheve shqiptare për ndjekësit e saj në mbarë botën.