Një palë pantallona të gjera të Zara-s janë kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale, por jo për arsyet që marka mund të kishte shpresuar. Modeli “flowy wide leg pants”, i njohur tashmë nga përdoruesit si “pantallonat e vdekjes”, po akuzohet se ka shkaktuar rrëzime, plagë madje edhe fraktura.
Pantallonat, të cilat kushtojnë rreth 45.90 dollarë dhe karakterizohen nga materiali i lirshëm, beli elastik dhe gjatësia që prek dyshemenë, janë bërë objekt i mijëra videove në TikTok dhe platforma të tjera. Përdorueset tregojnë momente kur pëlhura u është mbështjellë rreth këmbëve, duke i bërë të humbasin ekuilibrin dhe të rrëzohen.
Influencuesja Jessica Pearce publikoi një video ku shihet duke rënë me fytyrë në tokë, ndërsa e përshkroi modelin si të rrezikshëm. Një tjetër përdoruese, Camila Ribera Roca, tregoi krahun e gjakosur pas një rrëzimi në trotuar, ndërsa videoja e saj mori mbi një milion shikime.
@jessicapearce_ please because these Zara trousers are hazardous ! zara hazard zaratrousers zaratriphazard
♬ Saxophones getting louder - Sped Up - AntonioVivald
@camilariberaroca piénsenla MIL veces antes de comprárselos @ZARA debería tener una advertencia en la etiqueta de estos pantalones????⚠️ #deadly #zarapants #falling #zaratrousers #fyp
♬ original sound - jojo.aitools
Rasti më i rëndë është ai i një kliente nga Toronto, e cila deklaroi se kishte thyer kyçin e dorës dhe kishte dëmtuar fytyrën pasi ishte penguar nga pantallonat.
@holly_gilmer @ZARA what is going on with these trousers??? #deadlyzarapants #zara #fyp
♬ original sound - Tyra
“Këto pantallona pothuajse më vranë. Kam thyer dorën, kam çarë fytyrën dhe do të qëndroj me allçi për gjashtë javë”, u shpreh ajo, duke kërkuar që modeli të hiqet nga tregu.
Në rrjet po qarkullojnë gjithashtu video ku pjesa e poshtme e pantallonave ngec në shkallët lëvizëse, në zinxhirët e biçikletave apo në objekte të tjera. Ekspertët e modës paralajmërojnë se problemi mund të mos lidhet vetëm me markën Zara, por me vetë dizajnin e pantallonave shumë të gjera dhe të gjata.
Sipas tyre, sa më shumë material të ketë pranë këmbëve, aq më e madhe është mundësia që ai të mbështillet rreth kyçeve ose të ngecë diku, duke shkaktuar rrëzim.
Megjithatë, pantallonat e gjera vazhdojnë të jenë një prej tendencave më të kërkuara të verës, pasi konsiderohen të freskëta, komode dhe elegante, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.
Pavarësisht reagimeve dhe videove virale, Zara nuk ka bërë ende një deklaratë publike dhe modeli vijon të jetë i disponueshëm për shitje në disa dyqane dhe në internet.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po shtohen thirrjet që pantallonat të shoqërohen me një paralajmërim sigurie. Duket se këtë herë shprehja “moda kërkon sakrifica” është marrë pak më seriozisht seç duhet.
