Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar është padyshim Soni Malaj, e cila gjithmonë përveç zërit ka spikatur edhe për pamjen e saj super në formë.
Sikurse besojmë të gjithë e dini Soni është thjesht ‘emri i artit’ me të cilin ajo njihet nga të gjithë, por në të vërtetë këngëtarja quhet Sonja.
Por së fundmi me anë të një postimi më rrjetin social Instagram, Soni na tregoi se përveçse dy emra ka edhe dy ditëlindje.
Teksa ka publikuar një urim ditëlindje që ka marrë nga kompania telefonike ALBtelecom këtë të martë, ajo me humor ka shkuar, “Kur në pasaportë është shënuar datë tjerër lindje dhe ne certifikatë tjetër, praktikisht kam dy ditëlindje”.
Kujtojmë që Soni Malaj e ka ditëlindjen me 24 tetor, ndërkohë mesa duket në pasaportë e ka 8 nëntor!



















