KreuBusull

Gjyshja e Kiara Titos nuk e ka pëlqyer asnjëherë të dashurin e mbesës Butrint Imerin!

Romanca e disa kohëve më parë mes Kiara Titos dhe Butrint Imerit është komentuar jo pak në mediat online ndonëse deri para pak ditësh asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur rreth kësaj lidhje. Ishte këngëtari nga Kosova ai që foli për herë të parë rreth historisë së dashurisë me moderatoren shqiptare, i cili i ftuar në programin “Zemër Luana” pranoi se ka qenë i lidhur me Kiarën por për arsye personale u ndanë.

Po Kiara çfarë ka për të thënë tani që Butrinti foli hapur?

Në programin “Rudina” moderatorja simpatike ishte e ftuar së bashku me gjyshen e saj ku ndër të tjera nuk i shpëtoi as pyetjes rreth ish-të dashurit Butrint Imeri.

“Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por një marrëdhënie normale”, tha moderatorja e cila tregoi se edhe me Butrintin e nisi romancën me dëshirën e madhe që marrëdhënia të zhvillohet ndonëse nuk shkoi siç ajo e kishte menduar. Nga ana tjetër gjyshja e Kiarës, nëna Leta duket se nuk e ka patur me shumë simpati lidhjen e mbesës me këngëtarin e famshën dhe në program ajo u shpreh e prerë:

“Për atë histori unë kisha mendim zero”

Epo nëna Leta tani është e qetë sepse Butrinti dhe Kiara nuk janë më bashkë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF