“Në garë me veten” është libri i parë i komedianit Ermal Mamaqi në të cilin autori nxit lexuesin që të bëhet versioni më i mirë i vetes. I njohur së fundmi si folës motivues, Mamaqi botoi librin si pjesë e një sage që me siguri do të pasohet edhe nga botime të tjera. Mbrëmjen e kësaj të marte (8 nëntor) Ermali ftoi miq, kolegë e dashamirës për të trokitur gotat në promovimin e librit të parë. Emra të njohur të showbiz-it, ekranit, medias e biznesit qenë të pranishëm në ambientet e restorantit “Me Nam” ku për disa orë biseduan, uruan dhe shprehën mendimet e tyre rreth librit të Mamaqit.
Gjatë fjalimit të tij sonte, Ermali tregoi dhe një histori sesi Vera Grabocka ka qenë ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.
“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing ëith the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.
Nga ana tjetër Ermali u është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten Ermali dhe tha se i priste paragjykimet, por ndërkohë edhe u habit nga kjo herezi e krijuar duke qenë se të gjithë janë rritur me librat e Adelina Mamaqit, e cila është familjare e tij.
Nëpërmjet fotografive shkrepur ekskluzivisht nga Bordo më poshtë ju sjellim disa prej momenteve dhe të ftuarve eventin e mbrëmjes së kaluar.



















