KreuBusull

Ermal Mamaqi zbulon se si Vera Grabocka i ndryshoi jetën!

Ermal Mamaqi mbrëmjen e kësaj të marte organizoi promovimin e librit të tij të parë, “Në garë me veten”, ku të pranishëm ishin personazhe të njohur nga bota e medias dhe artit shqiptar.

E pranishme në promovim ishte edhe regjisorja e njohur Vera Grabocka, e cila mesa duket ka patur një ndikim të madh edhe në jetën e Ermal Mamaqit, sikurse në jetën e shumë personazheve të njohur.

Gjatë fjalimit Ermali zbuloi se si regjisorja e njohur besoi te talenti i tij dhe e nxiti atë drejt prezantimit duke ia ndryshuar jetën.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh ‘Dancing with the stars’ me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do ta bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falënderova Verën dhe ajo tha, ‘Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”’, rrëfeu Ermali.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF