KreuBusull

A do të pranojë mandatin e deputetes? Ori reagon për herë të parë!

Lajmi se Oriela Nebiaj do të lërë televizionin dhe do të pranojë mandatin e deputetes ishte kryefjala e mediave ditën e djeshme.

Së fundmi ka reaguar vetë moderatoja e cila shprehet se i duhet të marrë kohën e saj për të peshuar nëse do të angazhohet në politikë sërish, apo do të vijojë me kontratën që ka në median ku punon aktualisht.

“Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe pë rata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj”, ka shkuar ajo.


Kujtojmë që kjo lëvizje vjen pasi Grida Duma la mandatin e deputetes duke u larguar nga politika.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF