KreuBusull

“S’më foli për tri ditë”, Anita rrëfen momentin në “Dance Albania” që zemëroi Ramushin!

Gazetarja e njohur Anita Haradinaj ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka treguar se si e ka pritur bashkëshorti i saj Ramushi pjesëmarrjen e saj në “Dance Albania”.

Teksa po fliste për këtë eksperiencë, ajo tregoi një rast se si Ramushi s’i foli për tri ditë, “Në fillim kur i thashë unë do të marrë pjesë te “Dance Albania” më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që ai balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tri ditë”.

“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, ‘hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet dhe realisht sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, shtoi më tej Anita.

Kujtojmë që Anita u tërhoq së fundmi nga spektakli i kërcimit për shkak të një problemi shëndetësor.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF