KreuBusull

Jennifer Aniston dëshiron një lidhje të re: Është e mrekullueshme të kthehesh në shtëpi

Jennifer Aniston ka dhënë së fundmi një intervistë për “Allure”, ku u shpreh se do të dëshironte të niste një lidhje të re, por nuk ka asnjë interes për martesë për momentin.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk kam asnjë interes”, tha Aniston kur u pyet nëse do të martohej përsëri.

Teksa më tej shtoi, “Unë do të doja një lidhje. Do të ishte e mrekullueshme të kthehesh në shtëpi dhe të biesh në krahët e dikujt dhe të thuash, ‘Ishte një ditë e vështirë’.

Aniston, e cila më parë ishte e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 deri në 2005 dhe me Justin Theroux nga 2015 deri në 2018, nuk është lidhur publikisht që kur ajo dhe Theroux njoftuan ndarjen e tyre në fillim të 2018.

Ylli i “We’re the Millers” ka mbetur në marrëdhënie miqësore me të dy, duke i quajtur martesat e saj të mëparshme “shumë të suksesshme”, në një intervistë në dhjetor 2018 me Elle.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF