KreuBusull

A do të birësonte një fëmijë? Përgjigjet Armina Mevlani!

Blogerja e njohur Armina Mevlani gjatë programit “Goca dhe gra” këtë të mërkurë ka shprehur mendimin e saj në lidhje me birësimin duke theksuar se një fëmijë “të ndryshon jetën”.

 

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën, por dhe një qenieje tjetër”, tha Armina.

Teksa u pyet se nëse do të birësonte një fëmijë, blogereja tha, “Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”.

Blogerja Armina Mevlani dhe partneri Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë në muajin shtator, një dasmë e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ceremonia e dasmës u zhvillua në Agroturizëm Gjepali, një dasmë tradicionale dule filluar nga menuja deri te muzika.

Pas dasmës ndoshta Arminën do ta shohim nënë për herë të parë, ndërkohë kujtojmë që partneri i saj vjen nga një martesë e mëparshme nga e cila ka dy fëmijë.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF