KreuBusull

E konfirmon Lori Hoxha; Grida Duma moderatore e programit të njohur në TCH!

Ish-deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Grida Duma, duke filluar nga dita e hënë do ta shohim në ekranin e Top Channel. Grida Duma do të vijë pranë publikut me programin e njohur “Top Story”, i cili në përmbajtje të tij ka politikën fushë të cilën ish-deputetja e njeh shumë mirë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ceo e Top Channel Lori Hoxha me anë të një postimi më rrjetin e tij social Instagram. Ajo ka postuar një fotografi ku shihet, “Top Channel nga Grida Duma. Të hënën”.

Kujtojmë Grida Duma pak ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar nga politika, në të cilën ka qenë gjithmonë shumë aktive dhe një nga figurat më të spikatura.

Komunikimi është një pikë e fortë e Grida Dumës, fjalimet e saj gjithmonë kanë qenë mirëartikuluara, ndaj kjo eksperiencë dhe rrugëtim i ri i saj pritet të jetë thjesht një sukses i radhës i politikanes shqiptare.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF