Dëshira për të bërë një festë me mikeshat ishte vetëm pikënisja e një nate të paharrueshme në Mayfair Tirana, restoranti më IN i kryeqytetit. Pas fundjavave tematike këtë të mërkurë në “Mayfair” u mbajt një natë degustimi me pjatat e reja, menu, që tani e tutje do të jenë pjesë e drekave dhe darkave, festave private dhe ato masive që janë në prag.
Por, ushqim pa verë të mirë nuk ka! Andaj kësaj nate iu bashkua një nga kompanitë lider në tregun shqiptar përsa i përket verërave (distilerisë e prodhimeve ushqimore, me mbi 1000 etiketa!), siç është LMComerical. Mikeshat e Mayfair, personazhe te medias dhe botës se biznesit u mirëpritën me “Peruzzet proseço”, e cila shkonte më së miri me tre pjatat e para të menusë; supë arome deti, ministrone souce dhe karkaleca viola!
Darka vijoi me Crostine Açiughe, capesante me çokollatë te bardhë, salmon i marinuar, pjata të cilat u shoqëruan me një nga etiketat më të njohura të LM, Mami Bianco Emilia IGT, verë që mori menjëherë pëlqimin nga të gjithë.
Dy pjatat e mrekullueshme: Rizoto me palcë viçi dhe “Dauphinois potatoes truffle beef juice” u shqëruan me verën e kuqe Invasione VillaMagna Riserva.
Ëmbëlsira “sticky caramel and cake” u mbyll me “Perini Malvasia Dolce” dhe me shijen e një degustimi mbreslënës!
Muzika e zgjedhur, bisedat e këndshme vijuan deri në prag mesnatë, ku vibe-i i mirë kaloi nga tavolina në tavolinë, mes atyre që njiheshin ose jo!
Dhe siç thonë dashuria vjen nga stomaku! – të gjithë u ndanë më të dashur dhe më pozitivë ndaj njëri-tjerit, por dhe me dëshirën për të ripërsëritur sërish të tilla netë e kënaqësi!
Fotografia: Leo Arapaj



















