Programi më i dashur i kërcimit “Dance Albania” prej javësh ka nisur rrugëtimin e tij në televizionin Klan, duke rrëmbyer vëmendjen e publikut brenda vendit, por edhe të atyre që ndodhen jashtë të cilët e ndjekin në platformat online.
Javët kalojnë dhe gara në “Dance Albania” bëhet më e fortë, e teksa konkurrentët dëshirojnë pikë më të larta nga juria, kjo e fundit pret më shumë prej tyre, duke e bërë sfidën të vështirë e duke krijuar herë pas herë edhe hatërmbetje.
Gjatë spektaklit të kësaj jave, aktori i njohur Visjani Ukcenaj, i cili i është bashkuar garës prej më shumë se dy javësh, u vlerësua nga anëtari i jurisë Ilir Shaqiri me vetëm 4 pikë, duke ngjallur pakënaqësi tek ai. Por së bashku me Visjanin edhe konkurrentë të tjerë të cilët kanë marrë vlerësim të ngjashëm mund të kenë rezervat e tyre.
Për të gjithë skeptikët kohë më parë kur balerini Ilir Shaqiri ishte kryetar jurie në “Dance with the Stars” rreth 10 vite më parë jepte edhe 2 pikë, ndaj Visjani që mori 4 pikë dhe konkurrentët e tjerë që janë vlerësuar me 5 deri në 6 pikë duhet të ngushëllohen me këtë fakt, për sa kohë nuk kanë provuar 2-shin e Ilirit!



















