Këngëtari i njohur shqiptar Dylan ka publikuar mbrëmjen e kësaj të premte projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “So tu ma ni”. Në këtë projekt këngëtari vjen edhe si kantautor.
Një këngë shumë e bukur e cila u mirëpritet menjëherë nga të gjithë fansat e artistit. Ky projekt i Dylan vjen pas “Shotgun”, një këngë e cila u punua nga Darko Dimitrov, ndërkohë teksti u shkrua nga Rozana Radi & Dylan.
Dilan Reka ka qenë finalist në X Factor Albania 4, ndërkohë që ka marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe “Këngën Magjike”.
Dylan ka filluar të merret me muzikë që në vegjëli, ndërkohë dalja e tij e parë shënon në festivalin “Çelësi i Artë”, i vlerësuar me “Çmimin e publikut”. Ka qenë pjesëmarrës në “Festivalet e Fëmijëve” në Shkodër, Tiranë dhe Shkup, ku është vlerësuar me çmime të para.
Po sjellim në kujtesën tuaj disa nga projektet e tij muzikore, “Si Luani Do Të Bëhem”, “Sa Më Mungon”, “Si Një Zjarr Vjen Ti”. Buzëqesh”, “Naked”, “Mos Harro”. “Fixim”, “Chaparrita”, “Ça I Bone Vetes”, “Karma”, “A Mjaftoj Unë Pa Ty”, e shumë të tjera..



















