Thuajse të gjitha zgjidhjet në kohët që jetojmë duket se na vijnë nga teknologjia. Çdo gjë rrotullohet rreth saj dhe inovacionit për ta bërë jeten më “smart” njësoj si Smart Skin.
Idetë më të mira lindin nga nevoja. Duke nisur nga vetja, gjatë ditës ndjeja që më thahej lëkura dhe arsyet janë të qarta, make-ap që bllokon poret, duke ulur hidratimin e lëkurës, smogu, i cili jo vetëm bllokon por ‘furnizon” lëkurën me lëndë shumë të dëmshme duke “kompromentuar” rininë e saj.
Nga ana tjeter mosha kushtëzon ndjeshëm hidratimin natyral të lëkurës, pasi nuk prodhon sasinë e duhur të Acidit Ialuronik dhe Kolagjenit, përgjegjësit kryesorë për rënien cilësore të lëkurës. Kjo për të thënë që isha me antenat e ngritura për këtë problem që po jetoja kohët e fundit.
Përveç kësaj, në jetën time ka patur gjithmonë rëndësi shumë të madhe “FATI”. Ky i fundit deshi që në udhëtimet e mia në Itali, të gjendesha në vendin e duhur, në momentin e duhur, me personin e duhur.
Dott. Alessandro ICARDI, i cili është ideatori i kremit të atomizuar (krem i lëngshëm), në vend të kremit tradicional kremoz. Dott.
ICARDI është kërkues shkencor në specialitetin e mjekësisë rigjenerative, së bashku me Prof. DE ANDREA, President i Shoqatës së Kirurgëve Estetistë në Itali dhe asistentët e tij. Icardi më foli për arritjet e fundit të shkencës së kozmetikës ndërkombëtare, për studimet e fundit në këtë fushë, që vijnë gjithmonë nga sektori mjekësor dermatogjik. Më foli për teknogjinë japoneze e cila gjeti aplikim me “shpikjen” e tyre si laborator, për kremin e atomizuar. Sapo e dëgjova, me ndritën sytë, si i thonë fjalës: “mu ndez llampa”.
Vendosëm ta prezantojmë në Shqipëri, për të zgjidhur hallin tim dhe të gjitha vajzave dhe grave që përdorin make-up, dhe jo vetëm, djem e burra që kanë “siklet” të prekin me dorë kremin, dhe shpesh heqin dorë për këtë arsye. Gjatë ditës dhe gjatë natës lëkura jonë humbet hidratim, si në fytyrë edhe në trup. Ne morëm përsipër pjesën më të “vogël” të trupit, fytyrën, (për momentin) duke përdorur Beauty Smartphone. Smart Skin do të thotë “lëkurë intelligjente” pasi përdor Nanoteknologjinë, për të mbajtur të hidratuar gjatë fytyrën, edhe kur jemi në zyrë, në rrugë, në restorant e kudo, pa prishur grimin tonë.
Beauty Smartphone është një aparat në formë celulari i cili zbërthen kremin e lëngshëm duke e kthyer në atome që dalin në formë avulli mbi fytyrë. Ai është i pajisur me një “shinë” e cila zbret poshtë me një lëvizje të thjeshtë të gishtit, duke lënë të lirë daljen e avullit nga filtri qëndror për 10/12 sekonda. Kështu realizohet hidratimi i lëkurës sonë me kremin e lëngshëm Air Face Day ‐ dhe +, madje dhe SPF. Ky krem i lëngshëm 99 % natyral (BIO) përmban Acid Yaluronik niveli 4, kolagjen, lëng kërmilli, alga deti dhe 8 lloj bimësh mjekësore.
Duke kthyer “shinë-n” në pozicionin fillestar, realizohet fikja e tij. Beauty Smartphone ka edhe një pasqyrë cilësore, ku mund të rifreskoni grimin tuaj. Ai karikohet si një celular i thjeshtë dhe mban rreth 1 muaj karikim, pasi përdoret 2/3 herë në ditë. Beauty Smartphone ka një rezervuar të vogël ku ju karikoni kremin e lëngshëm Air Face, sa herë që mbaron. Shumë thjeshtë. Beauty Smartphone e merrni me vete në çantë.
Produkti ka efekt lifting dhe hidratues. Përdoreni 2/3 herë në ditë, pa hequr grimin tuaj.
Mendoj që kur vendos veten, nevojat e tua në vend të një vajze apo zonje sot (pa përjashtuar edhe djemtë dhe burrat), me problematikat e ambientit që na rrethon me smogun, me make-up dhe vitet që kalojnë për këdo, të sjellësh një zgjidhje shkencore dhe smart, është premtim për sukses.
Absolutisht mund ta përdorin të gjitha moshat dhe gjinitë, pasi është gjithë përfshirës shkencërisht, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të gjithë pa përjashtim, që pas moshës 18 vjeçare “pësojmë” kalimin e viteve dhe efektin e industrializimit botëror (i parë në sensin e ndotjes, smogut). Do të mjaftonin këto 2 motive për ta bërë të domosdoshëm, hidratimin, ushqimin e lëkurës sonë edhe gjatë 16 orëve të tjera aktive të qënies njerëzore.
Shqiptarët shquhen për aftësinë e kapjes së risive dhe aplikimit të tyre në përgjithësi. Regjimi i vjetër fliste vetëm për shoqërinë, jo për individin, duke dashur ta kufizojë individualitetin. Sot ne shqiptarët kemi mundësi t’i dedikohemi vetes më shumë. Shumë prej nesh që kujdesen për veten, përbëjnë një shoqëri të kujdesur që rrit cilësinë e saj në kompleksitet. Mjafton të shohim si po rritet ekonomia jonë, kultura, arti, qyteti, argëtimi, për të besuar që kujdesi ndaj vetes ka arritur në një standard tjetër në Shqipëri. Besoj dhe uroj që Smart Skin, në dimensionin e saj modest, të bëhet pjesë e këtij zhvillimi smart në Shqipëri.
Smart Skin synon të bëjë viral përdorimin e Beauty Smartphone kudo. Në aktivitetin tonë kemi partnerë kërkues shkencorë të mirëfilltë që bashkëpunojnë me universitetet më të mira italiane, të cilët studiojnë lëkurën për qëllime mjekësore, rigjenerative, e që nuk ndalen asnjëherë. Studimet e tyre janë objekt i vazhdueshëm i Kongreseve Ndërkombëtare për lëkurën.
Jemi shumë të nderuar që do tëe realizojmë ardhjen e tyre dhe në Tiranë, në një event që do të organizojmë në datën 1 nëntor 2022, në Hotel Rogner, ku do të bëhet prezantimi i dy risive të tjera: kremi MOM, i cili zgjat jetën e molekulave të lëkurës si edhe Aparatura COLLAGENISING, e cila me 4 seanca jo invazive, realizon futjen e kolagjenit të pastër në shtresën e tretë të lëkurës, duke shtrirë rrudhat për 6 muaj. Siguria e suksesit na vjen natyrale kur bëhet fjalë për rezultate të bazuara në shkencë.
Të gjithë duhet t’i bashkohen gjeneratës së re teknogjike SMART SKIN.



















