KreuBusull

“Njerëzit do të tronditen”, Sylvester Stallone vjen me një ‘reality show’ familjar!

Pas dekadash në Hollywood, Sylvester Stallone po merr përsipër një projekt krejt të ri televiziv. Aktori Rocky zbuloi se seriali i tij i ardhshëm do të fokusohet në jetën e tij familjare me gruan Jennifer Flavin dhe vajzat e tyre Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20.

“Kjo do të trondisë njerëzit”, u tha Stallone gazetarëve në premierën e së mërkurës, 9 nëntor, të serialit të tij të ri kriminal Tulsa King, duke zbuluar se do t’u dhurojë të gjithëve një ‘reality show’ të vërtetë familjar.

Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është ende në kulmin e famës. Vajzat e tij dhe bashkëshortja pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.

Edhe pse publiku ende nuk e ka parë produktin e përfunduar, ylli i Hollivudit e di se ‘reality show’ do të jetë një sukses i madh dhe fëmijët e tij do të bëhen yje.  “Kjo është gjithçka…Kam qenë shumë me fat”, vazhdoi ai. “Shumë gjëra më kanë ndodhur, por unë kam realizuar ëndrrat dhe aspiratat e mia. Tani është koha e tyre”.

Stallone mund të ndihet tepër mirënjohës pasi ai dhe Flavin anuluan divorcin e tyre në fillim të këtij viti.  Ylli i Rambo mori një “mësim të vështirë” nga ndarja e tij e shkurtër nga gruaja e tij.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF