Aktori i njohur Johnny Depp ka postuar një video në të cilën falënderon Rihanna-n që e ftoi në sfilatën e saj të “Savage X Fentx” e cila tashmë po transmetohet në Prime Video.
Në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, Depp ka publikuar pjesë nga pjesëmarrja e tij në këtë event “Faleminderit @badgalriri #SAVAGEFENTYSHOW Vol.4 Out Now @primevideo”, ka shkruar ai. Depp shfaqet shkurtimisht, duke ecur nëpër një pyll nën ritmin e ‘So Fresh, So Clean’.
Sipas një burimi të afërt me Rihanna-n, këngëtarja dhe ekipi i saj ishin të emocionuar që kishin Depp në sfilatë, dhe sipas TMZ, Johnny është “njeriu i parë në historinë e shfaqjes “Savage X Fenty” që merr rolin”. Në përgjithësi, pjesëmarrja e Depp ka marrë mbështetje dhe komente të mira, ndonëse ka edhe fansa që janë shprehur kundër. Një prej tyre ishte këngëtari Olly Alexander, i cili në Twitter shprehu zhgënjimin e tij me markën.
Aktori ka qenë shumë aktiv pasi fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij. Përveç sfilatës së Rihanna-s, Depp ka bërë disa paraqitje në ekran pasi fitoi çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Në gusht, ai mori pjesë në MTV VMA me një paraqitje të shkurtër. “Dhe ju e dini çfarë, unë kisha nevojë për punën”, i tha Depp audiencës gjatë një prej skeçeve të tij.



















