KreuBusull

Rekord/ Ankandi i Paul Allen mbledh mbi 1.5 miliardë $

Një ankand i koleksionit të artit të bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen theu rekord këtë javë duke grumbulluar më shumë se 1.5 miliardë dollarë. Sipas ankandit ishte shitja më e madhe e një pronari të vetëm.

Ajo mposhti 922 milionë dollarët e mbledhura nga  Harry dhe Linda Macklowe për koleksionin e tyre të çmuar që u mbajt në muajin Maj.

Veprat nga Seurat, Cézanne, Van Gogh, Gauguin dhe Klimt që të gjitha shkuan më shumë se 100 milionë dollarë . Të pranishmit përfshinin  Steve Martin dhe galeristin, Larry Gagosian. “E habitshme për mua ishte se blerësit aziatikë duket se janë shumë në lojë”, u shpreh galeristi.


Sipas ArtNews puna me çmimin më të lartë ishte një Seurat që iu shit për 149.2 milionë dollarë një ofertuesi telefonik që thirri kryetarin e Christie’s Asia, Xin Li.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF