KreuBusull

Bora Zemani hap zemrën: Çdo mëngjes zgjohesha me ankth

Moderatorja e njohur Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuara të showbizit. Së fundmi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ajo ka treguar se të qenit në qendër të vëmendjes jo gjithmonë ka qenë e lehtë, duke zbuluar se ka patur periudha shumë të vështira kur ajo zgjohej me ankth.

“A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes, kudo”, e ka pyetur një nga ndjekësit e saj, teksa Bora është përgjigjur duke thënë, “Ohh, shumë!! Nga jashtë duket bukur, sepse në profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme, por ka shumë presion. Ka fjalë pas çdo veprimi dhe mosveprimi. Komentohet gjithçka nga gjithkush. Çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha shumë të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth ‘çfarë ka për të plasur sot’”.

Më tej ajo ka shtuar se tashmë është mësuar në një farë mënyre dhe ka arritur ta menaxhojë që mos të ndikojë kaq shume tek ajo, po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të ndikoj aq shumë dhe të paktën kam mësuar të menaxhoj të mos ndikojë aq shumë te unë. Patjetër që ka momente që mërzitem, por e detyroj veten t’u përgjigjem dy pyetjeve; Çfarë qëllimi ka kjo që ka thënë dhe mbi të gjitha kush e ka thënë”, shkruan Bora.

Kujtojmë që kulmi i vëmendjes për moderatoren arriti vitin e kaluar kur ajo takoi ish-partnerin e saj asokohe Donaldin teksa ai ndodhej në “Big Brother Vip”, dhe gjithë ngjarjet që ndodhën pas takimit romantik që ata patën.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF