Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej disa javësh është një nga konkurrentët e spektaklit më të dashur të kërcimit “Dance Albania”. E teksa po shijon këtë eksperiencë të re, këngëtares i mungon familja e saj, bashkëshorti dhe djali.
Gjatë spektaklit të kësaj të hëne Adelina zbuloi se bashkëshorti i saj, Serjoza Markov një nga avokatët më të suksesshëm në Maqedoni, i ka dhuruar trëndafila pasi sikurse ajo tha i merr malli pasi tanimë shihen vetëm një herë në javë. Ajo rrëfeu se është shumë e dashuruar me partnerin e saj dhe nuk nguron ta shprehë këtë publikisht.
Pas performancës këngëtarja Adelina Tahiri zbuloi edhe se bashkëshorti i saj sa herë ajo nuk ndodhet pranë tij i shkruan, “Je më e bukura në botë”. Me humor këngëtarja më tej shtoi se këtë gjë e ka edhe me fakte.
Kujtojmë që më herët Adelina zbuloi se së shpejti ajo do të bëjë një dasmë, festë të cilën ia kërkon edhe djali i saj 4-vjeçar. Këngëtarja tha gjithashtu se bashkëshorti i saj dëshiron që të kenë 4 fëmijë, “Kërkon një familje të madhe me shumë fëmijë, ndaj edhe e ka marrë gruan shqiptare”.