Motra e Georgina Rodriguez, Patricia, ka treguar se nuk ka një marrëdhënie të mirë motrën e saj, me partneren Cristiano Ronaldos. Po ashtu ajo pohoi se po kalon një moment të vështirë financiarisht, duke theksuar se është e rrënuar.
“Unë jam e thyer dhe motra ime nuk më ndihmon”, tha Patricia për emisionin televiziv Socialite. “Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj… Ndonjëherë kam mjaft për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”, shtoi ajo me tej.
Që prej vdekjes së babait të tyre tre vite më parë, tensioni mes motrave po rritet. Megjithatë, ajo nuk ka hezituar t’i dërgojë një mesazh të dëshpëruar motrës dhe kunatit të saj, Ronaldos. “Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime”, shtoi ajo.
“E di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, duke qenë se është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat. Nëse nuk doni të jeni me mua, jini me nipërit tuaj”, përfundoi ajo.