KreuBusull

Me fotot me barkun e rrumbullakosur, Eleni Foureira konfirmon shtatzëninë!

Pas lajmeve që qarkulluan këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja përkrah një postimi në Instagram publikoi foto në shtrat me partnerin e saj Alberto Botia, ku pozon e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozon barkun e rrumbullakosur. “+1??❤️”, shkroi Eleni Foureira krahas postimit.

Lajmi i ëmbël vjen pasi prej muajsh kanë qarkulluar aludime rreth shtatzënisë së këngëtares. Gjithçka nisi kur Eleni Foureira  papritur vendosi të anulojë të gjithë turneun e saj, duke mos u shfaqur në asnjë klub për të performuar, dhe pas kësaj daljet publike ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale.

Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll, i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e Arabisë Saudite Al Wehda FC, zgjodhën që këtë lajm ta mbanin për vete dhe ta ndante vetëm me të afërmit e saj, dhe vetëm tani ta ndajnë me gjithë fansat e tyre.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF