KreuBusull

Rikthehet “Njerëz dhe fate”? Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi bëhen bashkë: Është gati…

“Njerëz dhe Fate” është telenovela e parë shqiptare me të cilën mijëra shqiptarë u apasionuan dhe me padurim prisnin episodin e radhës. 10 seritë e para patën një sukses të jashtëzakonshëm dhe kjo bëri që ekipin realizues të vazhdonin më tej me episode të tjera.

Në epiqendrën e kësaj telenovele, transmetuar në 2002-2003, ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, të gjithë e kujtojnë si një ndër realizimet më të mira shqiptare dhe lajmi për një vazhdim të mundshëm padyshim do të mirëpritej nga mbarë teleshikuesit.

Së fundmi aktori i njohur Arben Derhemi, i cili luante rolin e Florit në “Njerëz dhe Fate”, ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën në rrjetin e tij social Instagram. “Sot e deklaroj rifillimin e serialit…’Njerëz dhe fate’…Është gati…”, ka shkruar ai, duke surprizuar jo pak gjithë ndjekësit.

Ndonëse kjo ka shkaktuar entuziazëm te fansat, të cilët kanë vërshuar menjëherë në komente, ende nuk duhet nëse kjo është thjesht një shaka nga ana e aktorit apo vërtet kanë filluar të punojnë për vazhdimin e serialit..

 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF