Një nga konkurrentet më të forta dhe më simpatike të “Dance Albania” është modelja e njohur Cindy Marina. Në spektaklin e kësaj të hëne gjatë transmetimit të klipit me momente nga provat, shihej se Dioni i kishte sjellë Cindy Marinës kek të gatuar nga vjehrra e tij enkas për të.
Pas performancës së tyre, Ermalit nuk kishte si t’i kalonte ky moment dhe e pyeti Cindyn nëse edhe vjehrra e saj, Jozefina Topalli, e gatuante aq mirë kekun sa ajo e Dionit. Cindy teksa u vu në siklet nga kjo pyetje, dhe tha, “Nuk e di, nuk jap komente për këtë”.
Modelja e njohur prej kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me djalin e Jozefina Toplallit, e për këtë gjë jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes. Edhe në “Dance Albania” përgjatë javëve modelja nuk ka mundur t’i shpëtojë batutave plot humor të Ermal Mamaqit.
Kujtojmë që më herët Ermali teksa e ka komplimetuar Cindyn për paraqitjen e saj elegante, duke u shprehur se ajo është ëndrra e çdo vjehrre, me humor ka shtuar “Ndoshta vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, referuar ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit.



















