KreuBusull

Pas shakasë; Sarah Berisha merr propozim prej vërteti nga Dj PM!

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më të dashur të publikut që prej nisejes së romancës së tyre gati një vit më parë në ‘reality show’ Big Brother VIP. Edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri romanca e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes.

Gjërat mes tyre po shkojnë më së miri, e mesa duket tashmë ata janë gati për një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Sara ka marrë një propozim për martesë, dhe këtë e ka treguar vetë ajo me anë të një postimi në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi të dorës ku shfaqet me një unazë shumë të bukur. “Ajo tha po”, ka shkruar blogerja krahas fotos.

 

Në fakt kjo foto është shoqëruar edhe me dyshime, pasi kujtojmë që disa javë më parë që disa javë më parë Sarah u përball me një shaka të partnerit të saj. Teksa ishin të ftuar në një dasmë në Prishtinë, PM ka zgjedhur t’i bëjë një rreng të dashurës së tij.

 

PM u shfaq pranë Sarah me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Veprim i cili emocionoi dhe panikosi pafund Sarahn asokohe siç shihet në video, por gjithçka ishte një lojë pasi kutia ishte bosh. Ky moment u shpërnda nga Sarah në rrjetin e saj social Instagram e cila e mori me sportivitet gjithë shakanë e partnerit të saj. “Kur më pyesin po PM vazhdon të bëj shaka si brenda shtëpisë BBV apo është bërë serioz”, shkroi ajo. Mbetet për t’u parë nësë është shaka e radhës nga çifti apo kanë marrë këtë hap të rëndësishëm..

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF