Mes aktorit të njohur Visjan Ukcenajt dhe balerinit të njohur Ilir Shaqirit, anëtar jurie në “Dance Albania”, edhe këtë të hënë gjatë spektaklit ‘live’ në televizionin Klan kanë vazhduar replikat. Shkak për debatin e fundit u bë një incident që ndodhi në prova gjenerale mes Visjanit dhe partneres së tij në kërcim Marjanës, ku kjo e fundit u rrëzua, por fatmirësisht pa lëndime.
Visjani ka pretenduar se askush nuk shkoi ta ndihmonte, përveç Klaudia Pepës të cilën e ka falënderuar, ndërkohë që sipas tij Iliri bënte ironi në rrjetin e tij social Instagram. Lidhur me këtë Iliri tha se ai arrin ta kuptojë që një balerin nuk është dëmtuar ndaj edhe kishte reaguar në atë formë, për më tepër u shpreh se është përballur me situata të ngjashme dhe s’ka kërkuar ndihmën e të gjithëve sikurse aktori,
Ilir Shaqiri theksoi se e konsideroi “kamikaz” Visjanin, për shkak se gjatë rrëzimit të Marjanës, aktori i humorit ishte në prova me kapele. “Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet te tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka kishte nevojë të ngrihej gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me beretë (kapele)”, u shpreh Iliri, teksa Visjani vijoi,
“Kujdes se do të vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi”. Kujtojmë që kjo ishte nata e fundit në “Dance Albania” për Visjan Ukcenajn pasi ishte ai që u eliminua mbrëmjen e kësaj të hëne nga programi.