Marrja e drejtimit të Top Channel nga familja Hoxha prej muajsh ka sjell ndryshime në këtë televizion dhe vëmendja ka qenë e madhe ndaj të gjitha ndryshimeve që janë bërë. Së fundmi mësohet se Ceo e Top Channel Lori Hoxha ka shkarkuar nga drejtimi i “Top Neës” kunatin e saj Ledion Liçon, detyrë të cilën e mbante qw pas largimit nga ky televizion gati një vit më parë të Ben Blushit.
Burime pranë CNA.al bëjnë me dije se “Top News” tashmë do të drejtohet nga një tjetër gazetar që është edhe mbajtësi honorifik i një portali, të lidhur fort dhe ky i fundit me kompanitë e inceneratorëve. Burimet thonë se është një marrëveshje më shumë sesa mediatike, një marrëveshje biznesi.
Duket një marrëdhënie qiramarrje apo dhënie në përdorim e “Top News”-it për t’u përdorur si një propagandë e gjatë e fushatës elektorale që duket se këtë herë ka filluar shumë kohë përpara afatit të datës së zgjedhjeve.
Marrëveshja duket se është shumë e madhe aq Lori Hoxha është detyruar të shkarkojë dhe të largojë nga “Top News”-i kunatin e saj Ledion Liço, i cili së fundmi është angazhuar edhe në “Dancing with the Stars”, përveç drejtimit të Top Albania Radio, pozicion të cilin e mban prej disa vitesh.



















