KreuBusull

Ermali bën deklaratën e bukur për Amin: Njeriu që më motivon më shumë në jetë!

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm i ftuar në programin “Dita jonë, me moderatorin Drini Zeqon dhe Aulona Mingan, ku ka folur për librin e tij “Në garë me veten”, i cili gjendet edhe në Panairin e Librit që ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve. Ermali tha se libri i tij është vazhdim i asaj që ai bën prej vitesh, trajnimet që ai realizon, për të cilat është sulmuar vazhdimisht. Ermali e cilësoi “Në garë me veten” një libër nga i cili të gjithë ata që do ta lexojnë do të rriten në aspektin personal dhe profesional, “Janë njerëz të vërtetë dhe ngjarje të vërteta, ka edhe personazhe nga shoëbizi por edhe nga familja ime. Është shkruar në një gjuhë të thjeshtë për të ardhur sa më natyrshëm të lexuesi”.

Ndërkohë gjatë bisedës Ermali zbuloi se një nga njerëzit që atë e motivon më shumë në jetë është bashkëshortja e tij Amarda Toska, ndërkohë që shtoi se secili nga ne duhet të motivojë veten,  jo vetëm të presin të motivohen nga të tjerët.  “Një nga gjërat që i them vetes sa hap sytë në mëngjës është “diçka e mrekullueshme do të ndodhi me mua sot. Ne tërheqim atë që mendojmë gjatë gjithë kohës.”

Më tej Ermali tha se një nga gjërat për të cilat është më shumë krenarë është se bën gjëra nga “0 në 1”. “Më përmbush”, tha ai për gjërat të cilat nuk janë bërë nga të tjerët. Reagimin e njerëzve në lidhje me këtë libër ai e ka pritur, “E prisja reagimin, njerezit nuk janë gati për të pritur këtë ndryshim. Por është marketing falas, të gjithë tashmë e dinë që unë kam shkruar një libër”.

Ndërkohë libri i Ermalit në Panair vjen edhe me oferta, “Kush ble 1  libër merr një autograf, kush ble 4 libra merr një libër falas, kush ble 10 libra merr një puthje nga Ermali, kush ble 20 libra e lart mund të hajë një drekë me Ermalin”, tha ai, ndërsa me humor vijoi kush ble mbi 100 libra “nuk mund ta them çfarë merr..”

 

Tags:

Home

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF