KreuBusull

Zbuloni produktin ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin!

Sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Por ndikimi i tij nuk kanë lidhje vetëm me shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Studimet së fundmi kanë zbuluar se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore. Sipas raporteve personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 për qind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.

Njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël.Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës. Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë. Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Disa nga shenjat që tregojnë se po e teproni me sheqerin janë: Mungesë energjie dhe lodhje; Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë); Humbja e shijes; Probleme me këmbët dhe lëkurën; Rrathët e zinj te pjesa e poshtme e syve; Shtim në peshë.

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 për qind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Duhet të trgohet kujdes edhe me alkoolin, pasi mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.

 

Tags:

Home

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF