Sipas dietologëve është shkaku kryesor i shtimit në peshë është marrja e tepërt e kalorive. Edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë. Gjithmonë e më shumë njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.
Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese. Mënyra për të zgjidhur këtë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori. Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj.
Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi. Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara.
Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre.



















