Dr. Flori ka qenë një nga artistët më të mirë shqiptarë, i cili i dhuroi muzikës shqiptare hite të njëpasnjëshme. Ndarja nga jeta e tij la një dhimbje të madhe te familja, miqtë, kolegët por edhe të gjithë publiku që aq shumë e deshi.
Dr. Flori u nda nga jeta si sot 8 vite më parë, dhe në këtë ditë bashkëshortja e tij e ka kujtuar edhe me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku artisti shihet i lumtur në një foto krah të bijës.
“Përgjithmonë”, ka shkruar Blerina teksa ka bërë tag të bijën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji me zemër. Ndërkohë miku i tij Landi Hysin, ka shkruar, “8vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet”. Këngëtari, që u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, së bashku me dy miqtë e tij Landi Hysin dhe Armir Shahinin krijuan grupin “Ëest Side Family”, një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.
Disa nga projektet e tij muzikore janë, “Origjinale”, “Ca po menon”, “Ca na ke”, “S’ma ndjen”, “Bota nuk është bardhë e zi”, “Tune tune”, “Ku ka si Tirona”, “Jam ti”, “Zemërthyer”, “Toke Toke”.